Flash News

E-TJERA

Nisin reshjet e para të borës në Kukës dhe Tropojë

Nisin reshjet e para të borës në Kukës dhe Tropojë

Dimri në Kukës, Has e Tropojë ka trokitur zyrtarisht. Ulja e ndjeshme e temperaturave në Kukës është shoqëruar me reshjet e para të borës që arrijnë 1-4 cm në lartesitë 400 metra mbi nivelin e detit. Po ashtu Mali i Gjallicës dhe i Koretnikut u zbardhën nga dëbora.

Dëbora ka zbardhur edhe malet e Hasit dhe rrugët nacionale.

Në rrugën e Kombit nuk pati probleme, ndërsa u hodh kripë në segmentin Fushë Dugagjin–Tunel i Kalimashit për të shmangur ngricat e mundshme.

Reshjet e para të borës mbuluan edhe lartesite e Tropjes, ndërsa policia Rrugore me qëllim shmangien e aksidenteve apelon qytetarët që të jenë të pajisur me goma dimërore, të respektojnë sinjalistikën rrugore dhe të ulin shpejtësinë.

 

Të fundit