Flash News

E-TJERA

Nisma dështoi? Kushi takim me Fidel Yllin, diskutohet rihapja e basteve si shpëtim për sportin

Nisma dështoi? Kushi takim me Fidel Yllin, diskutohet rihapja e basteve si

Ditën e nesrmë në orën 12:00 presidenti i KOKSH-it Fidel Ylli do të zhvillojë me të gjithë federatat sportive. Në këtë takim do të marrë pjesë edhe ministria e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi.

Nga informacionet që qarkullojnë në media, dy temat kryesore të diskutimit do të jenë ‘grantet e sportit’, që këtë vit janë ulur, por edhe ‘hapja e basteve sportive’, që sipas Fidel Yllit, është shpëtimi i vetëm për sportin.

Këtë vit qeveria e ka “tkurrur” buxhetin për sportin në 500 milionë lekë të vjetra, nga 1 miliard e 380 milionë që ishte vitin e kaluar.

Mbetet për t’u parë se çfarë do të vendoset për bastet sportive, një nga nismat e bujshme të qeverisë Rama, të cilat u mbyllën në vitin 2019. Por gjatë kësaj kohë janë konstatuar një numër i konsiderueshëm i rasteve, që kanë “lulëzuar” ilegalisht.

 

 

Të fundit