Flash News

E-TJERA

Nisma e re e gjyqtares në Tiranë, hap dyert për publikun që dëshiron të vizitojë Gjykatën e Apelit  

Nisma e re e gjyqtares në Tiranë, hap dyert për publikun që

Gjykata e Apelit në Tiranë do të hapë dyert për publikun, që dëshiron të vizitojë këtë gjykatë.

Gjykata e Apelit Tiranë, me miratimin e Këshillit të Gjykatës dhe me nismën e gjyqtares së medias Edlira Petri, do të mundësojë të premten e fundit të çdo muaji, një ditë të hapur për publikun, pasi nisma synon të rrëzojë “muret”, pas të cilave perceptohet se ushtrojnë aktivitetin e tyre gjyqtarët. 

"Duke vlerësuar maksimalisht rëndësinë që ka besimi i publikut tek drejtësia; të vetëdijshëm për mungesën e këtij besimi në organet e drejtësisë dhe veçanërisht gjykata; me qëllimin për të kontribuuar me të gjitha mundësitë, në përpjekjet për të fituar dhe konsoliduar besimin Tuaj, si dhe për të rritur transparencën

Gjykata e Apelit Tiranë, me miratimin e Këshillit të Gjykatës dhe me nismën e gjyqtares së medias znj. Edlira Petri, do të mundësojë të premten e fundit të çdo muaji, një ditë të hapur për publikun, që dëshiron të vizitojë këtë gjykatë.

Kjo nismë synon të rrëzojë “muret”, pas të cilave perceptohet se ushtrojnë aktivitetin e tyre gjyqtarët.  Ne dëshirojmë që publiku të na vizitojë dhe ne ta informojmë atë, lidhur me veprimtarinë e përditshme gjyqësore.  Gjyqtarja e medias dhe stafi administrativ i gjykatës do jenë maksimalisht të angazhuar, që të mirëpresë këdo që ka interes të vizitojë gjykatën dhe të marrë informacion lidhur me të.

Për arsye organizimi, çdokush që shfaq interes për të vizituar gjykatën e apelit, duhet të regjistrojë pranë informacionit, të paktën dy ditë përpara, gjeneralitetet e tij dhe të depozitojë një kopje të kartës së identitetit (ose pasaportës).  Në këtë moment, Ju do të informoheni edhe për orën e caktuar për të kryer vizitën. Po ashtu kërkesa dhe kopja e ID mund të dërgohet edhe në rrugë elektronike në:

Adresën e e-mailit : [email protected] dhe/ose nëpërmjet telefonit 0685713708", njofton gjykata. 

Të fundit