Flash News

E-TJERA

Nisma “Thurje” prezanton skuadrën dhe programin për 25 prillin, Hajdari: Pas 30 vitesh ka shpresë

Nisma “Thurje” prezanton skuadrën dhe programin për 25

Pasditen e sotme nisma “Thurje” ka prezantuar skuadrën dhe programin me të cilën do të prezantohet në zgjedhjet e ardhshme.

Deputetja Rudina Hajdari është shprehur se pas 30 vitesh sipas saj më në fund ka shpresë por ajo që duhet është bashkimi i të gjithë shqiptarëve. Ajo thotë se Shqipëria është një vend i pasur me burime natyrore, por i vjedhur.

Sipas Hajdarit shpresa është nisa “Thurje”, duke i ftuar shqiptarët të bëhen pjesë e saj.

“Ne themi pse është e pasur Norvegjia dhe ne jo, si mund të jetë i varfër një vend me dy dete? Më në fund pas këtyre 30 viteve të gjata sot ka shpresë sepse shpresën tonë nuk na e vjedhin dot.

Shqipëria nuk është aspak një vend i varfër siç kanë dashur ta bëjnë gjatë këtyre viteve. Ka dy bregdete për tu pasur zili. Ka fushën e naftës më të madhe, ka burime të stërmëdha të kromit më të lakmuara.

 Jemi të pasur por të vjedhur, por shpresën tonë nuk na e vjedhin dot. Ata janë pasuruar dhe kanë avancur me jetën e tyre. Por Shqiptari ka mbetur në vend numëro, shpresa është në këtë sallë sot. Shpresa është te bashkimi sot. Na duhet bashkimi, lajmi i mirë është se bashkimi ka nisur. Ndaj po ju shtrij dorën. Ka shpresë dhe shpresën nuk na e vjedhin dot”, tha Hajdari.

Takimi u zhvillua online, nëpërmjet platformës Zoom. Disa nga folësit e sotëm ishin, Endrit Shabani, Panajot Soko, Gerta Loku, Artan Koni, Denisa Dizdari, Napolon Laska, Senera Hoxha, Kristaq Bezgo, Shahin Baramaj, Ergest Lekdushaj dhe Amel Pervizi.

Të fundit