Flash News

E-TJERA

Një ditë pas aksidentit me 4 viktima, policia kontroll në aksin Fier-Vlorë

Një ditë pas aksidentit me 4 viktima, policia kontroll në aksin

Një ditë pas aksidentit tragjik, ku humbën jetën 4 anëtarët e familjes Gushi, Njësia Operacionale e Tiranës ka 'zbarkuar' në autostradën Vlorë-Fier.

Policia ka nisur kontrolle të shumta me radarë.

Mësohet se gjatë kontrollit janë konstatur disa raste ku automjetet ecin me shpejtësi tej normave të lejuara.

Kujtojmë se dje në aksident humbën jetë Eduart Gushi, 44 vjeç, grua e tij, Silvana Gushi, 33 vjeçe, dhe dy vajzat të tyre të mitura, Anastasia dhe Eva, 14 dhe 9 vjeç, si dhe u plagosen edhe tre të rinj.

 


Të fundit