Flash News

E-TJERA

Një ditë pas arrestimit të Albano Velos, identifikohet autori tjetër i dyshuar për vrasjen e Edmond Papës

Një ditë pas arrestimit të Albano Velos, identifikohet autori
Edmond Papa

Një ditë pas arrestimit të Albano Velos,  identifikohet autori tjeter i dyshuar i vrasjes së Edmond Papës.

Policia shpalli në kërkim Andreë Bode, 44 vjeç, nga Berati, i njohur edhe me emrin me emrin Edvin Bode.

Ai është shpallur në kërkim pas arrestimit të 30-vjeçarit Albano Velo një ditë më parë, i cili po ashtu dyshohet se është organizatori dhe vrasësi i Papës më 16 dhjetor 2022.

Dyshohet se Bode është ndihmuar nga Albano Velo për të eliminuar Edmond Papën për hakmarrjen e vrasjes së Aleksandër Sadikajt në qershor të vitit të shkuar.

Kujtojmë se Albano është djali i efektivit Dilaver Velo, i cili u pezullua nga detyra pas arrestimit të djalit të tij.

 

Të fundit