Flash News

E-TJERA

Një ditë pas vendimit të GJK, studentët e mjekësisë në deklaratë: Po presim vendimin e arsyetuar

Një ditë pas vendimit të GJK, studentët e

Studentët e mjekësisë kanë dal sot në një deklaratë lidhur me vendimin e dhëne ditën e djeshme nga Gjykata Kushtetuese.

Ata shprehen se do të presin vendimin e arsyetuar dhe nëse të drejtat e tyre do të cenohen, do të jenë gati që të mbushin sheshet e të protestojnë.

“Ne jemi dakord me vendimin. GJK i kërkoi qeverisë atë që ne i kemi kërkuar prej kohësh, që të na dëgjojnë dhe të konsultohemi. Por në këtë moment do ishte e drejtë të dëgjoheshin të gjitha palët e interesit. Ka qenë situatë e vështirë, por beteja nuk përfundon akoma.

Po presim vendimin e arsyetuar. Të shohim se çfarë paraqet vendimi përfunduar që më pas të dimë edhe ne sesi të veprojmë", deklaroi njëra prej studentëve.

Ndërkohë Gjykata Kushtetuese ka shfuqizuar të gjitha nenet që kufizonin studentët e mjekësisë që pas diplomimit të largoheshin jashtë vendit, pra që diploma t’u mbahej ‘peng’ deri në një afat 5 vjeçar.

Të fundit