Flash News

E-TJERA

Një ‘Hitler’ në Këshillin Bashkiak të Matit

Një ‘Hitler’ në Këshillin Bashkiak të Matit

Mati është një ndër bashkitë e fituara nga sovialistët në zgjedhjet vendore të 14 majit. Agron Malaj siguroi votat e mjaftueshme për të fituar në garë përballë kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Skënder Gjuci.

Në listën e Këshillit Bashkiak të Matit, vihet re se anëtar është edhe një ‘Hitleri’. Nuk është dikaktori nazist Adolf Hitler, por Hitler Kurti.

Kurti ka marrë 545 votat e Frymës së Re Demokratike duke hyrë në Këshillin Bashkiak të Matit.

Mandatet për Këshillin Bashkiak ndahen përkatësisht: 9 PS, 3 PSD, 2 BF, 2 PD, 1 PAA, 1 PDS, 1 FRD, 1 AAK, 1 ADK.

Një ‘Hitler’ në Këshillin Bashkiak të Matit

Të fundit