Flash News

E-TJERA

Një kamion përplas për vdekje këmbësoren tek Astiri

Një kamion përplas për vdekje këmbësoren tek Astiri

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pak minuta më parë në kryeqytet, ku një grua është shtypur nga një kamion në zonën e Astirit.

Sipas njoftimit të policisë, mjeti me drejtues shtetasin P. Rr., 43 vjeç, ka aksidentuar një shtetase këmbësore, ende të paidentifikuar, rreth 60 vjeçe, e cila për pasojë ka ndërruar jetë. 

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Komisariatit, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e saj.

Njoftimi i policisë:

"Me datë 26.02.2021, rreth orës 12:00, në hyrje të rrugës "Abedin Rexha" mjeti me drejtues shtetasin P. Rr., 43 vjeç, ka aksidentuar një shtetase këmbësore, ende të paidentifikuar, rreth 60 vjeçe, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.  Drejtuesi i mjetit po shoqërohet në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr.2, për veprime të metejshme hetimore. Vijon puna nga grupi hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes", thotë policia.

Të fundit