Flash News

E-TJERA

Një muaj pas heqjes nga qarkullimi, kur pritet të rikthehen abonetë e përgjithshme në Tiranë

Një muaj pas heqjes nga qarkullimi, kur pritet të rikthehen

Një muaj pas heqjes së tyre nga qarkullimi, abonetë e përgjithshme pritet të rikthehen sërish për qytetarët e Tiranës.

Sipas Top Channel, abonentë e përgjithshme do të rikthehen sërish shumë shpejt.

Mësohet se gjatë kësaj kohe kur u krye një verifikim i fluksit të linjave të transportit publik, kryebashkiaku Erion Veliaj ka urdhëruar rikthimin e aboneve të përgjithshme, por edhe ndëshkimin me heqje të licencës për disa nga operatorët që nuk kanë respektuar standardet dhe kanë shkelur rregullat e vendosura nga Bashkia e Tiranës.

Për shkak të ankesave të shumta të qytetarëve, si dhe nga monitorimet e inspektorëve në terren, Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim dhe me GIZ, gjatë muajit qershor realizoi verifikimin dhe matjet për riorganizimin dhe ristrukturimin e shërbimit të transportit.

Të fundit