Flash News

E-TJERA

Një rrugë në Staten Island merr emrin e Isa Boletinit

Një rrugë në Staten Island merr emrin e Isa Boletinit

Një moment historik për komunitetin shqiptar u shënua sot në Amerikë.

Një rrugë në Staten Island mori emrin e heroit kombëtar Isa Boletini. Lajmi është dhënë kryetari i Mitrovicës, Faton Peci, i cili ishte i pranishëm në ceremoninë e inaugurimit.

Emri i Isa Boletinit do të qëndrojë përgjithmonë në këtë lagje të New Yorkut, duke u bërë një kujtesë e gjallë e figurave të mëdha të kombit dhe një burim krenarie për shqiptarët kudo që ndodhen.

“Emërohet rruga “Isa Boletini” në New York, Staten Island

Një moment historik për shqiptarët në Amerikë!

Ky është një kapitull i ri i historisë sonë në Amerikë, i arritur me unitet, punë dhe krenari shqiptare. Sot, emri i Isa Boletinit do të qëndrojë përherë i lartë në Staten Island, ashtu siç është lart në zemrat tona.

Lavdi figurave të kombit dhe krenari për shqiptarët kudo që janë!”, shkruan Peci krahas videos së postuar.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Albanian-American Association of Ulqin (@shoqataulqini_usa)

Të fundit