Flash News

E-TJERA

Një shesh në Laç me emrin e Erdogan/ Zbardhet axhenda e vizitës së presidentit turk në Shqipëri

Një shesh në Laç me emrin e Erdogan/ Zbardhet axhenda e

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan do të vizitojë të hënën do të vizitojë Shqipërinë. Pritet që Erdogan të mbajë edhe një fjalim në seancën e parë plenare të vitit 2022.

Sipas axhendës së zbardhur, presidenti turk në orën 09:25 do të pritet me një ceremoni shtetërore në aeroportin “Nënë Tereza”. Në orën 10:15 Erdogan do të udhëtojë drejt Laçit ku do të zhvillojë vizitë në një familje.

Më 10:20 pritet të mbahet ceremonia e dorëzimit të shtëpive të ndërtuara pas tërmetit të 26 Nëntorit 2019 në Laç, të cilat janë financuar nga qeveria turke. Pritet që të emërtohet edhe një shesh në Laç me emrin e presidentit turk.

Në orën 13:00 Erdoğan do të takohet me kryeministrin Rama, ndërsa 15:00 do të nënshkruhen marrëveshjet e përbashkëta dhe do të mbahet një konferencë e përbashkët për shtypjes kryeministrit Rama dhe presidentit turk.

Në orën 16:00 Erdoğan do të inaugurojë Xhaminë e Et'hem Beut. Në 17:00 Erdogan do të mbajë një fjalim përshëndetës në seancën plenare të Kuvendit.

 

 

Të fundit