E-TJERA

Një tjetër aksident, makina përplas për vdekje këmbësorin

Një tjetër aksident, makina përplas për vdekje
foto ilustruese

Një tjetër aksident me pasojë vdekje ka ndodhur në Bypassin Levan-Fier, ku një automjet i drejtuar nga një 59-vjeçar ka përplasur për vdekje një këmbësor.

“Sot rreth orës 18:40, në Bypass_in Levan-Fier, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Baltëzës”, shtetasi Gj. Z., 59 vjeç, banues në Tiranë, duke drejtuar automjetin tip “Benz” me targa AA478YC ka aksidentuar me pasojë vdekje shtetasin S. S., 59 vjeç, banues në Fier, i cili ka qënë duke lëvizur në këmbë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkohe vetëm pak orë më parë, dy aksidente të tjera ndodhën duke shkaktuar dy viktima. Një në "Shkallën Tujan" ku pasagjeri humbi jetën e dy të tjerë janë plagosur. Teksa më vonë, një furgon mallrash përplasi për vdekje këmbësorin në superstradën Lezhë-Milot.

Ditari politik

Të fundit