Flash News

E-TJERA

Një tjetër këngëtare e njohur i bashkohet Veliajt: Politika shqiptare ka nevojë për elementë si Erioni, njerëz që s'ngopen duke punuar

Një tjetër këngëtare e njohur i bashkohet Veliajt: Politika

Një tjetër këngëtare e njohur ka dalë sot krah kreut të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Këngëtarja Rovena Dilo u shfaq dhe foli në samblenë socialiste të PS për Zall-Herrin, duke thënë se politika shqiptare ka nevojë për njerëz si Erion Veliaj që sipas saj nuk pushojnë së punuari.

“Për mua Erion Veliaj, është ai njeri që të zgjat dorën, të jep shpatullën të mbështetesh dhe gjithmonë është aty, jo vetëm me fjalën e mirë, por këtë fjalë ai e bën vepër. Unë këtë gjë e kam jetuar dhe kam thënë që do ta mbështes Erionin, pavarësisht ku shkon dhe kujt i përket, do ta mbështes edhe në Veri edhe në Jug, edhe me këtë parti apo me atë parti.

Unë mendoj që partia ime si artiste e këngës është, Shqipëria. Por unë mendoj që edhe Erion Veliaj të parën ka këtë parti, pra Shqipëria. Ndaj ai si kryetari i Bashkisë, në këtë detyrë kaq të vështirë dhe me kaq përgjegjësi ka dhënë maksimumin duke filluar nga njeriu më i thjeshtë, te njeriu më i lartë, nga artisti më i vogël, te artisti më i madh, nga personaliteti më i thjeshtë, tek ai më i ndërlikuari, sepse Erioni i ka dhënë dorën njeriut që do të punojë”.

Ky njeri nuk është i zakonshëm në politike, më besoni dhe unë i uroj një rrugë të gjatë në politikë Erionit, sepse politika shqiptare ka nevojë për elementë si Erioni, për njerëz që bëjnë, dhe vetëm nuk ngopen duke bërë e duke punuar. Njerëzit që duan të punojnë e kanë një mik, ky quhet Erion Veliaj dhe nëse doni të punoni e ta bëni këtë vend më të mirë, Erioni është këtu”, u shpreh këngëtarja Dilo.

Të fundit