Flash News

E-TJERA

Një tjetër mësuese humb jetën nga covid-19, dedikimi prekës nga kolegët: Viti i fundit i arsimimit të ndau përgjithmonë nga jeta

Një tjetër mësuese humb jetën nga covid-19, dedikimi

Një tjetër mësuese ka humbur jetën nga covid-19 në vendin tonë.

Bëhet fjalë për mësuesen Violeta Liçaj të shkollës ‘Liri Gero’ në Fier. Kolegët kanë bërë publik lajmin në rrjetet sociale, ndërsa mësuesja nuk e fitoi dot betejën me covid-19, duke humbur jetën në spital.

“Me hidhërim të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta të koleges më të dashur , mësueses së përkushtuar, mikes tonë Violeta Liçaj .
Sa dhimbje , sa trishtim ndjejmë të gjithë!
Lamtumirë e mira , e dhimsura , e shtrenjta jonë Leta!
Ti i'u përkushtove arsimit , modeli më i mirë i mësuesisë dhe edukatore e nxënësve për 40 breza me radhë.
Viti i fundit i arsimimit të nxënësve të ndau përgjithmonë nga kjo jetë.
Modeli i gruas , i nënës , i mësueses së mrekullueshme plot pasion dhe përkushtim profesional .
Na ke prekur të gjithëve mësues , nxënës dhe prindër.
Do të na mungosh shumë e dashur .....
Të qoftë dheu i lehtë dhe u prefsh në paqe!
LAMTUMIRE !”, shkruajnë kolegët e saj.

Deri tani, kanë humbur jetën tetë mësues nga covid-19 në Shqipëri.

Të fundit