Flash News

E-TJERA

Një tjetër ‘non grata’? Ambasada e SHBA reagon pas deklaratës së Ramës: Habi nëse bazohet në informacion faktik

Një tjetër ‘non grata’? Ambasada e SHBA reagon pas

Kryeministri Edi Rama bëri një deklaratë të fortë gjatë interpelancës së sotme, të cilën opozita e kishte kërkuar për çështjen e ish-agjentit të FBI.

Nga foltorja e kuvendit, Rama paralajmëroi një tjetër ‘non grata’ nga SHBA.

“Si mund ta mendoni që SHBA furnizohen nga unë dhe gjiza ime’, vazhdoi Rama duke iu referuar informacioneve që e shpallën ‘non grata’ Sali Berishën. “Ju presim më 14 maj për të na mundur siç na keni mundur gjatë këtyre 9 viteve. Deri atëherë, kujdes se byrektorja vijon punën, gjiza ka arritur dhe hokllaia po ushtron brumin tjetër për tavën që pret të hyjë në furrën e rindezur. Personin në fjalë do e shihni vetë”, tha Rama.

Pas kësaj deklarate, ambasada e SHBA ka reaguar për Lapsi.al, duke risjellë në vëmendje një pjesë nga intervista e ambasadores Yuri Kim në janar të vitit të kaluar.

Sipas zyrës së shtypi të ambasadës qëndrimi qe i njëjtë me atë që kryediplomatja Yuri Kim kishte thënë në një intervistë me Erla Mëhillin në janar 2022. Atëhere zonja Kim tha: “Shikoni, thuajse çdo javë, dakord, jo çdo javë, por çdo muaj, shoh një artikull apo ndonjë gazetar që thotë: e di kush është personi tjetër që do shpallet; do të ketë përcaktime.

Me gjithë respektin, them se ky është një proces shumë konfidencial dhe do të habitesha vërtet shumë nëse deklaratat e tyre do të bazoheshin në informacion faktik, të besueshëm”, thuhet në përgjigjen e ambasadës amerikane.

 

 

Të fundit