Flash News

E-TJERA

Një vit nga shembja e Teatrit Kombëtar

Një vit nga shembja e Teatrit Kombëtar
Foto ilustruese

Sot bëhen një vit nga shembja e Teatrit Kombëtar. Pavarësisht rezistencës së gjatë të artistëve, aktivistëve dhe qytetarëve, TK u shemb mëngjesin e 17 majit të vitit 2020.

Fadromat e Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit ndërhynë për të shembur godinën rreth orës 04:30, ndërkohë që brenda saj ndodheshin artisë dhe aktivistë. Keta të fundit u nxorën me forcë dhe disa prej tyre u shoqëruan në polici. Mes këtyre personave ishin edhe përfaqësues të opozitës.

Shembja e TK, e cilësuar si një akt barabar solli përplasje mes forcave të policisë dhe qytetarëve që protesuan për TK. Edhe pas shembjes, artisë, aktivistë dhe qytetarë qëndruan në mjediset pranë sheshit të TK.

Të fundit