Flash News

E-TJERA

Noizy thirret në GJKKO

Noizy thirret në GJKKO

Gjykata e Posaçme ka shpallur datën e zhvillimit të seancës ndaj Laert Haxhiut  më 4 mars dhe ka njoftuar për të marrë pjesë në këtë gjykim viktimat e veprave penale dhe trashëgimtarët e tyre, mes të cilëve edhe këngëtari Rigels Rajku, i njohur me emrin e artit “Noizy”, si dhe familjarët e tij.

GJKKO ka thirrur shtetasit: Arjan Aliço, Xhino Aliço, Besnik Çoku, Erion Çoku, Amela Kondi (Selimi), Roza Selimi, Alesia Selimi, Xhuljano Xhaferraj, Shpresa Mermali, Kujtim Mermali, Boranta Bashaliu, Mustafa Bashaliu, Gazmir Çepele, Kujtim Meta, Bashkim Rajku, Rigels Rajku, Anisa Rajku, Rexhep Gina, Resmije Turku, Kleonirda Lamçe (Turku), Altin Lamçe, Marjus Zejneli, Mario Gjoka dhe Genci Hida.

Hetimet e SPAK kanë treguar se tritoli i vendosur në ambientet e lokalit në pronësi të Noizyt, në qytetin e Durrësit, është vendosur me urdhër të Laert Haxhiut, si përgjigje ndaj dhunës fizike që shokët e këngëtarit ushtruan ndaj Kleviol Ahmetit.

“Kur doli një video në ‘TikTok’ ku shihej se kishin rrahur Kleviol Ahmetin (Serbiano), i cili është nga Lushnja, Laertin e telefonuan nëna dhe motra e tij dhe i treguan se u ishte dhimbsur shumë Klevio, që e kishin rrahur në atë mënyrë…”, ka treguar para hetuesve Artan Tafani.

Sipas rrëfimit të tij, gjatë kësaj bisede me të ëmën dhe motrën, Laertin e zuri sedra dhe ai porositi që t’i bëhej një dëm “Noizyt”, me pretendimin se rrahja që i ishte bërë Klevios kishte shqetësuar familjen e tij.

Të fundit