Flash News

E-TJERA

'Non grata' nga SHBA/ Kërkohet interpelancë me Berishën, Ruçi: Nuk bëhet me ish-kryeministra dhe aq më pak me ish-presidentë

'Non grata' nga SHBA/ Kërkohet interpelancë me
Gramoz Ruçi

Në Kuvend është kërkuar interpelancë me ish-kryeministrin Sali Berisha, një ditë pasi DASH e shpalli atë "non grata" në SHBA. Kërkesa është bërë nga kreu i partisë Konservatore, Kujtim Gjuzi. Ky i fundit tha se kërkon të dijë më shumë rreth akuzave të ngritura nga DASH për Berishën.

"Do kisha një propozim, të thirret në seancë planere presidenti dy herë i Shqipërisë, Sali Berisha, dy herë kryeministër, sepse dje pas deklaratës së sekretarit amerikane të shtetit ka kthyer një përgjigje ku aludon ose ka akuza për tjetërsim të kufijve të Kosovës. Në këtë koncept unë jam i shqetësuar për të marrë një informacion më të gjerë, prandaj ta përfshin në një votim sot", tha Gjuzi.

Kërkesa e këtij të fundit është hedhur poshtë nga kryeparlamentari Gramoz Ruçi, i cili i tha se nuk ka asnjë rregull që detyron një ish-kryeministër dhe aq më pak një ish-president të thirret në interpelancë.

"Nuk ka rregull për të thirrur në interpelance ish-kryeministër, aq më pak ish-president. Kështu që nëse ke interes, interesohu në rrugë të tjera por jo në rrugë parlamentare", u shpreh Ruçi.

Të fundit