Flash News

E-TJERA

Non-grata nga SHBA? Meta për Bashën: Të marr kryemexhiun si zëdhënës, më vjen keq për ambasadat

Non-grata nga SHBA? Meta për Bashën: Të marr kryemexhiun si

Kryedemokrati Lulzi Basha deklaroi pak kohë më parë se si pjesë e të ashtuquajturit “Trekëndësh i Bermudës”, edhe presidenti Meta do të shpallej ‘non-grata’ nga SHBA-të.

I ftuar në studion e “Çim Peka Live”, Meta u shpreh se ambasadat nuk duhet t’i marrin seriozisht deklaratat e Bashës, duke e cilësuar këtë të fundit si një “kryemexhi zëdhënës”.

Ndër të tjera, Meta është shprehur për ambasadat se kushdo që e ka një mesazh për të, mund t’ia thotë drejtpërdrejtë vetë.

“Nëse ka ndonjë palo ambasade qe ka zgjedhur ndonjë palo politikan për t’i dhënë mesazhe Ilir Metës, ju them qe Ilir Metën këtu do ta kenë. Kush ka ndonjë mesazh për Ilir Metës le t’ia thotë vetë sepse do marrë përgjigjen që e meriton. Kur Ilir Meta ka dalë në lëvizjen e Dhjetorit, nuk ka pasur ambasadë amerikane në Shqipëri. Unë kam shumë respekt për ambasadat, por kush ka mesazh për Ilir Metën, le të ma thotë direkt, pasi unë nuk do të hezitoj t’ia them kujtdo ashtu siç e meriton. Të marr kryememexhiun e Shqipërisë si zëdhënës serioz, mua më vjen keq për çdo ambasadë që do katandisej në atë nivel”, u shpreh Meta.

Të fundit