Flash News

E-TJERA

“Nuk do kemi më punë me ty”, Meta tregon ultimatumin e gjermanëve për Bashën: Dridhej dhe qante

“Nuk do kemi më punë me ty”, Meta tregon ultimatumin e

Presidenti Ilir Meta ka treguar prapaskenat e vizitës së kreut të PD Lulzim Basha në Gjermani para protestës së 8 qershorit 2019 dhe zgjedhjeve lokale asokohe.

Sipas Metës në një deklaratë për shtyp, Basha i kishte kërkuar presidentit që të anulonte protestën dhe të shtynte zgjedhjet pasi kishte të dhëna për dhunë e si rrjedhojë nuk do të kishte më mbështetjen e gjermanëve.

“A e di se përse erdhi e m’u lut në Gjermani? Sepse e kishin thirrur atje, se dilnin lajmet këtu me dhunë dhe gaz lotsjellës. Do bëhej hataja më 8 qershor, sepse do të thirrej populli dhe ai ia la atyre përgjegjësinë. Atje e kishin thirrur, për t’i thënë që nëse do të ketë problemin më të vogël të shtunën nuk do të kemi më punë me ty. Ai ka thënë që më kanë thënë gjermanët mos u regjistro për zgjedhje.

Kështu i kanë thënë ata, prandaj dridhej e qante ky, e ata që takoi ai një pjesë takova dhe unë, m’u lutën, zoti President më tha çfarë do të bëjmë ne që të mos shohim më dhunë nëpër televizione që të mos ndodhë ndonjë hata ditën e shtunë, e që të bëhen zgjedhje lokale gjithëpërfshirëse.

Prandaj më thanë shikoje çështjen e Kushtetutës, në mënyrë që të jepet mundësia që edhe opozita të regjistrohet në zgjedhje. Pasi kam bërë këtë akt për vendin tim, keni deklaratë të njeriut kryesor të Bundestagut, që merret me këtë pjesë të Ballkanit dhe Evropës që partitë të respektojnë vendimin e Presidentit”, tha Meta.

Të fundit