Flash News

E-TJERA

“Nuk duhet të ishe këtu”, Berisha replika me Xhaçkën: Fillove me piramidat, e mbylle me plaçkitjen e pronave të ushtrisë

“Nuk duhet të ishe këtu”, Berisha replika me

Replika në Kuvend mes ish kryeministrit Sali Berisha dhe ministres së Jashtme, Olta Xhaçka.

Xhaçka tha se një politikan që i ka duart e lyera me gjak, nuk duhet të jetë sot në Kuvend.

"E kaluara e hidhur, shëmbëlltyra e vdekjes së hidhur se vulën ua ka vënë aleati më i madh, SHBA, që e keni shkruar vetë me duart e përgjakura. Një politikan i tillë nuk duhet të ishe këtu dhe nuk se çfarë përfaqëson", tha Xhaçka.

Duke iu përgjigjur, Berisha e akuzoi ministren se kur ka qenë ministre e Mbrojtjes ka plaçkitur pronat e ushtarëve.

"Në letërsinë e viteve ‘60, u zhvillua një rrymë që quhej,…Të Keqnisurit. Olta, nuk je larg asaj kategorie, ndaj edhe kur flet duhet të matesh dy herë se e ke filluar me piramidat dhe e mbylle me plaçkitjen e pronave të ushtrisë. Me akrabanë tua e të bashkëshortit tënd.

Informoj qytetarët se për sa i përket cinizmit njerëzor, zonja nuk lë mbrapa asnjë personazh të letërsisë botërore.

Në klimën e tërmetit deklaronte se kishte dërguar 15 mijë pako, për 2 apo 3 pako. Duke harruar që ata kishin nevojë për pako, s’kishin çfarë të hanin…Këta janë grupi i shushunjave që po u pinë gjakun”, tha Berisha.

Të fundit