Flash News

E-TJERA

Dhuna ndaj Mëngjesit, zbardhet dëshmia e të dyshuarit si organizator i ngjarjes

Dhuna ndaj Mëngjesit, zbardhet dëshmia e të dyshuarit si

Është zbardhur dëshmia  enjë prej dhunuesve të avokatit Sokol Mëngjesi. Ai ka pranuar edhe që e ka goditur avokatin, por nuk pranon që e ka qëlluar me dorezë hekuri por vetëm me grusht.

Nuk e organizova unë sulmin ndaj avokatit. Nuk kam lidhje me ngjarjen”, ka dëshmuar para hetuesve Dritan Nano, i cili dyshohet si organizator i sulmit ndaj avokatit.

Avokati Sokol Mëngjesi u sulmua barbarisht nga katër persona, në derën e kopshtit teksa po linte djalin.

Mëngjesi vijon në monitorim intensiv në reanimacion, në gjendje të rëndë shëndetësore. Avokati vijon i shtruar në spital që prej mëngjesit të djeshëm.

Të fundit