Flash News

E-TJERA

“Nuk është më Beogradi qendra e rajonit”, Lela debat me Spiropalin: E more kthesën, ndryshe nga Rama

“Nuk është më Beogradi qendra e rajonit”, Lela debat

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka debatuar me drejtorin e Komunikimit në PD, Alfred Lela teksa komentoi ardhjen e Sekretarit amerikan të Shtetit Antony Blinken në Tiranë.

Ajo tha në Top Story se Beogradi nuk është më qendra e rajonit, pasi Blinken zgjodhi Tiranën si vendin e vetëm në rajon për të vizituar.

Spiropali: Nuk e kemi hedhur ne atë gjilpërë në kashtë, nuk e di se kush e ka hedhur. Ne e kemi thënë që duhet vullnet për të bërë reformën në drejtësi, se ndryshe do e kishin bërë shumë të tjerë para nesh. Ne e dërguam për votim me shtysën e fortë të SHBA dhe Evropës. Kur themi ne them për vullnet politik, ka patur vullnet nga të dyja palët, ka pasur edhe një krisje me aleatin tonë në atë kohë.

Nuk është diskutuar asnjë çështje e tillë, është diskutuar pozita e Shqipërisë sot, si një partner më i besuar, që kanë parë një vend ku mund të mbështeten në momente të vështira U fol për rajonin, ishte i vetmi vend në rajon që takoi, nuk është më Beogradi qendra politike dhe rajonale, por është Tirana.

Lela: Mirë që thonë këtë se zoti Rama Beogradin kishte, derisa i dha fund Ballkanit të Hapur, sa mirë që e morët këtë kthesë zonja Spiropali.

Spiropali: Kjo është një çështje e interesit tonë kombëtar. Tirana është qendra e rajonit.

 

Të fundit