Flash News

E-TJERA

U la jashtë Kryesisë, thumbon Kadilli: Topi është i imi, penalltinë e gjuaj vetë

U la jashtë Kryesisë, thumbon Kadilli: Topi është i imi,

Partia Demokratike shpalli pak pas mesnate rezultatet e votimit për anëtarët e rinj të Kryesisë. Në mesin e 15 anëtarëve të përzgjedhur, janë 5 gra dhe 10 burra që i bashkohen e ekipit të ri drejtues.

Por mes kandidatëve fitues, mungonte emri i një prej kritikëve dhe rivalëve të Lulzim Bashës për postin e kreut të PD, Fatbardh Kadilli, të cilin kreu i demokratëve e bëri pjesë të kandidaturave.

Lënia jashtë listës së fituesve duket se e ka prekur Kadillin. Ai e ka cilësuar jo si rastësi humbjen përballë kandidatëve të tjerë për Kryesinë, duke thumbuar në mënyrë indirekte Bashën për zgjedhjen e ekipit të ri të Kryesisë.

“Topi është i imi, penalltin e gjuaj vete. Ngjashmëria me filmin për fëmijë që bëjnë lojë luftash nuk është rastësore”, shkruan Kadilli në një postim në Facebook.

Emri i Fatbardh Kadillit dhe Agron Shehajt, në mesin e kandidatëve për anëtar të Kryesisë, ishte një surprizë, pasi ata kanë kritikuar hapur vazhdimisht kreun e demokratëve Lulzim Basha duke i vënë në dukje të metat dhe gabimet e tij si drejtues.

Kadilli ka qenë ndër ata të cilët kanë shpalosur ngërçet e Partisë Demokratike dhe pikat ku duhet bërë ende shumë punë për të krijuar forcën me të cilën mund të thyejë maxhorancën në pushtet.

 

Të fundit