Flash News

E-TJERA

Nuk iu bind policëve për kontroll dhe thyen traun e doganës, arrestohet shqiptari në Qafë-Botë

Nuk iu bind policëve për kontroll dhe thyen traun e doganës,

Një shqiptar është vënë në prangat e policisë greke, pasi nuk iu bind autoriteteve doganore në Qafë-Botë.

Mësohet se makina që vinte nga Shqipëria nuk ka ndaluar për kontroll në kufi dhe për pasojë ka shtuar shpejtësinë duke thyer traun dhe më pas është futur në tokë greke. 

Në ndjekje të shqiptarit, identiteti i të cilit ende nuk dihet, u vunë 6 automjete të policisë greke, duke bërë të mundur arrestimin e tij në Igumenicë, pas 30 kilometrash ndjekje.

Ne tentativë për t’u larguar, drejtuesi shtetas shqiptar, ka përplasur një nga mjetet e policisë, por fatmirësisht pa lënduar njeri. Drejtuesi është shoqëruar ne Policinë e Igumenicës ndërsa mjeti po i nënshtrohet një kontrolli të imtësishëm.

Pas kontrollit, në mjet nuk u gjet asgjë e dyshimtë.        

Të fundit