Flash News

E-TJERA

Nuk iu bind urdhërit, shoqërohet në komisariat moderatori Flavio Qarri

Nuk iu bind urdhërit, shoqërohet në komisariat moderatori Flavio
Foto Ilustruese/ Moderatori Flavio Qarri

Policia e Shtetit ka ndaluar mbrëmjen e djeshme moderatorin Flavio Qarri pasi ishte pa maskë. Pas ndalimit, moderatori është shoqëruar në ambientet e komisariatit, ndërsa nuk dihen ende detajet.

Lajmin e ka konfirmuar avokati Altin Goxhaj, i cili përmes një video live në ‘Facebook’ tregon se edhe ai vetë ishte gjobitur për thyerje të rregullave, dalje në fashën orare 22:00-06:00 pa leje dhe mosmbajtje të maskës.

Në video shihen efektivët e policisë që shoqërojnë Qarrin, dhe dikutimi i tyre me Goxhajn.

“Policia arrestoi familjarisht Flavio Qarrin dhe më pas mua, me të njëjtin polic gjys burrë e gjys gru që ka caktu Partia me na e pastru me shkumë dhe brisk . Nesër do bëj kallzim penal me 6 vepra penale të konsumuara nga dylberët e Rilindjes”, shkruan avokati Goxhaj.

Policia nuk ka dhënë asnjë sqarim në lidhje me ndalimin e Qarrit, e njëjta gjë dhe nga ana e moderatorit.

Të fundit