Flash News

E-TJERA

Nuk iu miratua kërkesa për ndihmë, studentët përgatiten për protesta: Kjo qeveri do që të rinjtë të ikin

Nuk iu miratua kërkesa për ndihmë, studentët përgatiten

Studentët pritet t’u rikthehen protestave. Vendimi vjen pasi Ministria e Arsimit refuzoi kërkesën për ndihmë 100 euro në muaj.

Kërkesa u bë në muajin shtator nga studentët, të cilët këtë vit po përballen me kosto të shtuara dhe të papërballueshme si pasojë e rritjes së çmimeve.

Një grup studentësh dhanë një deklaratë për mediat para ministrisë, ku bënë me dije se do të konsultohen me njëri-tjetrin për të nisur protestat.

Ata thonë se qeveria ka synim vetëm për t’i larguar nga Shqipëria.

“Sipas qeverisë, me 100 mijë lekë ulje, studentët mund t’i përballojnë kostot e jetesës kur çmimet e qirave kanë shkuar në 300-350 euro minimalja. Studentët mbeten pa mbështetjen e qeverisë dhe të Ministrisë së Arsimit.

Fatkeqësisht kjo qeveri dhe kjo ministri kërkon që rinia të ikë e të mos jetojë në Shqipëri se nuk mbështesin me shumë monetare 100 euro. Nuk pasurohet asnjë student me 100 euro. Do nisim peticione të tjera me studentët dhe nëse do të dëshirojnë të protestojnë, do të dalim si gjithmonë para Ministrisë së Arsimit dhe kyreministrit. Ne kemi kërkuar shtesë 100 euro”, tha një prej studentëve.

Të fundit