Flash News

E-TJERA

Nuk justifikoi pasurinë/ KPK shkarkon nga detyra bashkëshorten e ish-kryeprokurorit Theodhori Sollaku

Nuk justifikoi pasurinë/ KPK shkarkon nga detyra bashkëshorten e

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra gjyqtaren Zegjine Sollakun, gruan e ish-Prokurorit të Përgjithshëm, Theodhori Sollaku.

Zegjine Sollaku ishte gjyqtare në Gjykatën e Apelit të Tiranës. KPK ka konstatuar pasaktësit në deklarim dhe mungesë të burimeve financiare për të justifikuar nëj pasuri në vlerën e 7 milionë lekëve.

Sa i takon pastërtisë së figurës dhe profesionalizmit, ajo u vlerësua pozitivisht. Gjyqtarja kishte mbrojtës ligjor bashkëshortin e saj,  Theodhori Sollaku, i cili i kundërshtoi gjetjet e KPK-së për pasurinë.

Zegjine Sollaku ka një karrierë të gjatë në sistemin e drejtësisë dhe ka punuar si gjyqtare e Gjykatës së Tiranës në vitet 1992-2003. Prej vitit 2003, ajo e ushtronte funksionin në Gjykatën e Apelit të Tiranës. Procesi i vetingut u krye nga trupa e drejtuar nga Xhensila Pine, me relator Lulzim Hamitaj dhe anëtare Suela Zhegun.

Të fundit