Flash News

E-TJERA

Nuk ka vaksinë para 2021, BE refuzon kërkesën e PFIZER dhe MODERNA-s

Nuk ka vaksinë para 2021, BE refuzon kërkesën e PFIZER dhe

Agjencia Europiane e Barnave ka refuzuar kërkesën e kompanisë gjermane farmaceutike Biontech dhe partnerit amerikan Pfizer për të miratuar, përdorimin urgjent të vaksinës anti-covid.

Sipas kësaj Agjencie, mendimi i saj për vaksinën e PFIZER do të jepet në 29 dhjetor dhe më pas mendimi do t’i përcillet vendeve anëtare për aprovim.

Ndërkohë është shtyrë edhe aprovimi i vaksinës së kompanisë MODERNA deri më 21 janar të vitit 2021.

Ministri gjerman i Shëndetësisë Jens Spahn kishte njoftuar për vaksinim të popullsisë para vitit 2021, por tashmë ai tha se duhet të prersim deri në fillim të vitit të ardhshëm.

Të fundit