Flash News

E-TJERA

"Nuk kam konflikte"/ Iu bë atentat në Shkodër, çfarë deklaroi në polici punonjësi i Tatimeve

"Nuk kam konflikte"/ Iu bë atentat në Shkodër,

Punonjësi i Tatimeve në Shkodër, Enea Buzukja ka dhënë dëshminë e tij para grupit hetimor pas atentatit që ju bë ditën e djeshme, ku një sasi tritoli ishte vendosur në makinën e tij. 

Sipas deklarimit të tij, shpërthimi ka ndodhur sapo ai ka ndezur automjetin. Buzukja është shprehur se nuk ka konflikte me persona të tjerë dhe nuk ka asnjë dyshim se nga mund t’i ketë ardhur kjo ngjarje.

“Nuk kam konflikte me askënd. Nuk kam asnjë dyshim se nga mund të ketë ardhur kjo ngjarje”, ka deklaruar ai.

Ndërkohë, policia e Shkodrës ka shoqëruar disa persona për t’u marrë në pyetje, por ende nuk ka të dhëna për autorët e vendosjes së eksplozivit.

Të fundit