Flash News

E-TJERA

"Nuk kam thënë që do ulem me Ramën!", Berisha: Jam pro idesë për reduktimin e numri të deputetëve

"Nuk kam thënë që do ulem me Ramën!", Berisha: Jam

Kreu i PD Sali Berisha ka hedhur poshtë zërat për një takim të mundshëm të tij me kryeministrin Edi Rama.

Nga Kuvendi i Shqipërisë, Berisha tha sqaroi se ideja e tij ka të bëjë me mbështetjen e propozimit të senatit pasi kjo do të  reduktonte numrin e deputetëve shqiptarë. 

Berisha: Absolutisht jo, nuk e kam thënë atë.
Më vjen keq që e shtroni.
Ka një komision parlamentar.
Ai komision dhe ai ligj nuk parashikon aspak, në asnjë rrethanë uljen time me Edi Ramën.
Ai parashikon që përfaqësuesit e të dy partive në komisionin për zgjedhjet, të diskutojnë edhe këto çështje, çështjen e senatit, po u pranua senati, vetvetiu numri i deputetëve do reduktohet.
Dhe unë jam për këtë variant.
Ideja e senatit nuk është një ide ime, fillimisht është dhënë nga i ndjeri Sabri Godo dhe mbrojtur me shumë aftësi.
Por qëndron si ide, vendi mund të ketë një senat me një numër më të reduktuar deputetësh në mënyrë që të mos shtohet fatura fiskale e këtij institucioni.

Të fundit