Flash News

E-TJERA

Nuk përfitoi pension të posaçëm, kompozitori: Dosja ime ka 12 vite në Kryeministri

Nuk përfitoi pension të posaçëm, kompozitori: Dosja ime ka

Kompozitori i njohur Spartak Tili ka reaguar pas vendimit të qeverisë e cila i akordoi pension të posaçëm rreth 15 personaliteteve të shquara shqiptare.

Përmes një reagimi, kompozitori shprehet se dosja e tij ka 12 vite që qëndron në zyrën e kryeministrit. Ai i bën thirrje Ramës të vlerësojë kompozitorët profesionistë dhe jo të ashtuquajturit “VIP-a”.

Postimi:

I akorduan dhe pensionet e veçanta. Nuk e di kush mori, t’i gëzojnë ATA qe morën. Po ju shkruaj dy rreshta i nisur nga ngritja e problemit në rrjetet sociale, nga miq dhe dashamires të muzikës që duan të dinë PSE- në e mosdhënies të pensionit të veçantë disa prej kompozitoreve shqiptare, nder të cilët bëj pjese edhe unë.

E kam ngritur edhe herë tjetër ketë problem, pasi dosja ime ka 12 vjet qe qëndron në tavolinën e zotit Kryeministër.

Tani po ndodhin çudira…Mbase kujtojnë se ma kane dhënë se kane kaluar shume vite….

Po me sa kuptoj, nuk na japin pensionin e veçantë se i kemi rrënjët e kontributeve tona këtu e 50 vjet përpara. Këto partitë moderne sot, ngatërrohen, nuk dine ku te na futin, nuk ma merr mendja se ka te beje me preferenca partiake se unë i takoj vetëm popullit tim.

Muzika ime dhe e kolegeve te mi, e ekzekutuar dhe e vlerësuar tingëllon shqip.

Valle ka vend dhe për neve me ndryshimet që ka pësuar sistemi i vipave!?!?

Vitet ikin zoti Kryeministër. Vlerësoni kompozitoret profesioniste, kontributin e tyre ne vite.

Jepini Cezarit atë qe i takon.

Spartak Tili

Kompozitor

“Mjeshter i Madh”

Të fundit