Flash News

E-TJERA

Nuk u lejohet kthimi me pasagjerë, shoferët në Korçë dalin në protestë: Bashkia po na gjobit

Nuk u lejohet kthimi me pasagjerë, shoferët në Korçë

Shoferët e furgonave dhe taksive në Korçë dolën në protestë për të kundërshtuar një vendim të bashkisë së këtij qyteti. Sipas tyre, kjo e fundit nuk i lejon që të transportojnë udhëtarë brenda rrethit, në kthim.

Shoferët thonë se ky vendim i dëmton financiarisht, duke vënë theksin te nevojat që kanë familjet e tyre për këto të ardhura. Ata u shprehën se janë gjobitur, në rastet kur kanë marrë pasagjerë në kthim.

"Ne duam të punojmë siç kemi punuar. Më parë s'na kanë nxjerë probleme. Bashkia po na sulmon ne kemi 30 vjet. Policia bashkiake është në bashkërendim. Nga 50-250 mijë lekë gjobë", tha njëri prej tyre për gazetarët.

Të fundit