Flash News

E-TJERA

Nuk u sigurua sasia e kërkuar, OSHEE hap tjetër ankand për blerjen e energjisë elektrike

Nuk u sigurua sasia e kërkuar, OSHEE hap tjetër ankand për

Tenderi i së hënës për blerjen e energjisë elektrike nuk përmbushi sasinë e kërkuar nga furnizuesi. Dje u siguruan afro 19 Gigavat/orë me një vlerë prej 5 milionë eurosh.

Kompania pjese e OSHEE-së do të zhvillojë sot një tjetër ankand me synim blerjen  e sasisë së mbetur prej 15.5 Gigavat/orë.

Bazuar në çmimin e blerjes së energjisë elektrike dje, me vlerë 255.7 euro për megavat dhe ecurisë së bursës referencë në Hungari, pritet që nëse blihet sasia e kërkuar, operacioni të kushtojë 4 milionë euro. Kostoja e blerjes do të rritet në 9 milionë euro në 5 ditë energjie.

OSHEE e hapi ankandin në orën 11:00, ndërsa pritet që rezultati final të shpallet rreth orës 15:00.

Të fundit