Flash News

E-TJERA

Numër i ulët studentësh, universiteti i Korçës kërkon bashkimin me UT

Numër i ulët studentësh, universiteti i Korçës

Senati i Universitetit të Korçës “Fan Noli” ka marrë vendimin për t’u bashkuar me Universitetin e Tiranës. Shkak për këtë është bërë sipas senatit, numri i ulët i studentëve që zgjedhin të regjistrohen në universitet.

Rektori Dhimitër Bello ka thënë se vendimi i marrë nga senati bazohet në Ligjin për Arsimin e Lartë për bashkimin e institucioneve të arsimit të lartë publik. “Fan Noli” nuk do të ndryshojë emër, edhe kur të bëhet një prej korpusve të UT-së.

Vendimi i marrë nga senati do të kalojë për miratim në senatin e Universitetit të Tiranës, dhe fjala e fundit më pas i takon Këshillit të Ministrave.

Universiteti “Fan Noli” është i pari universitet në vend që vendos bashkimin me Universitetin e Tiranës.

Të fundit