Flash News

E-TJERA

Numërohen 114 kutitë e votimit të Beratit, KAS tregon rezultatin: LSI shton, PS dhe PD humbin vota

Numërohen 114 kutitë e votimit të Beratit, KAS tregon

KAS ka bërë të ditur se sa është rezultati i votave që kanë ndryshuar pas rinumërimit të 114 kutive të votimit të Qarkun Berat.

Sipas të dhënave nga Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve rezulton se LSI ka shtuar rezultatin me 15 vota, Aleanca Demokracia e Re 11, PS ka zvogëluar rezultatin me 20 vota, PD-AN e ka zvogëluar me 9 vota.

Pas humbjes në zgjedhjet parlamentare 2021, opozita ka ankimuar rezultatin në KAS. PD kërkon rivotim në 9 qarqe pasi pretendon se votat janë blerë, ndërsa LSI kërkoi rivlerësim dhe rinumërim të kutive për 5 qarqe. 

Të fundit