Flash News

E-TJERA

OBSH aprovon përdorimin e vaksinës Sinovac

OBSH aprovon përdorimin e vaksinës Sinovac

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka aprovuar përdorimin emergjent të vaksinës kineze Sinovac ndaj Covid -19

Lista e emergjencave të OBSH-së është një sinjal për rregullatorët kombëtar mbi sigurinë dhe efikasitetin e një produkti. Kjo do të lejojë gjithashtu që të përfshihet regjistrimi në COVAX, programi global për të siguruar vaksina kryesisht për vendet e varfra, të cilat aktualisht përballen me probleme të mëdha të furnizimit për shkak të pezullimit të eksporteve të vaksinave nga India.

Në një deklaratë, paneli i pavarur i ekspertëve tha se rekomandoi vaksinën e Sinovac për të rriturit mbi 18 vjeç, me një dozë të dytë 2-4 javë më vonë.  

 Kjo vaksinë është duke u përdorur masivisht edhe në Shqipëri që prej muajit mars, me të cilën po kryhet edhe procesi i vaksinimit masiv të popullsisë.

Ministrja e Shendetesise, Ogerta Manastirliu reagoi duke theksuar se ky vendim garanton se vaksina plotëson standardet ndërkombëtare të sigurisë, efikasitetit dhe prodhimit.      

 OBSH aprovon përdorimin e vaksinës Sinovac                        

 

Grupi këshillimor teknik i OBSH-së, mori vendimin pasi shqyrtoi të dhënat më të fundit klinike mbi sigurinë dhe efikasitetin e vaksinës Sinovac, si dhe praktikat e prodhimit të kompanisë.

Sinovac tha se ai kishte furnizuar më shumë se 600 milionë doza të vaksinës së saj brenda dhe jashtë vendit deri në fund të majit dhe mbi 430 milion doza janë administruar.

Rezultatet e efikasitetit të vaksinës treguan se vaksina parandaloi sëmundjen në 51% të atyre të vaksinuar dhe parandaloi shtrimin në spital në 100% të popullatës së studiuar, tha OBSH.

                                                                             

               

 

 

Të fundit