Flash News

E-TJERA

OBSH: Vetëm vaksina nuk mjafton në mposhtjen e pandemisë

OBSH: Vetëm vaksina nuk mjafton në mposhtjen e pandemisë

Shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë Tedros Adhanom Ghebreyesus paralajmëroi se, vetëm vaksina nuk do të jetë e mjaftueshme për të mposhtur koronavirusin.

"Vaksina do të plotësojë mjetet e tjera që kemi dhe nuk do t'i zëvendësojë ato. Fillimisht, sasitë do të jenë të kufizuara dhe për këtë arsye personeli mjekësor, të moshuarit dhe personat në rrezik do të kenë përparësi dhe ne shpresojmë që kjo të zvogëlojë numrin e vdekjeve dhe të lejojë që sistemet shëndetësore të mbijetojnë", tha Ghebreyesus.

Gjithashtu bëri thirrje që masat për të kontrolluar përhapjen e koronavirusit, të tilla si testimi, karantina dhe monitorimi i kontakteve, të mos shfuqizohen para kohe.

Një valë e re e pandemisë i ka detyruar shumë vende të rikthejnë kufizimet për të frenuar përhapjen e virusit.

Të fundit