Flash News

E-TJERA

OFL i dërgon formularët tre të dënuarve nga Korça

OFL i dërgon formularët tre të dënuarve nga Korça

Operacioni Forca e Ligjit i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, tre shtetasve nga Korça të dënuar për vepra të ndryshme penale.

OFL i ka dërguar formularët shtetasve:

Juxhin Kulla, banues në Korçë, i dënuar për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë;

Vasfi Bedulla, banues në Korçë, i dënuar për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”;

Teodor Grazhdani, banues në Korçë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me armë”, e kryer në bashkëpunim;

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme

Të fundit