Flash News

E-TJERA

OFL i dërgon formularët 4 të dënuarve nga Vlora

OFL i dërgon formularët 4 të dënuarve nga Vlora

Operacioni Forca e Ligjit i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë tre shtetasve nga Vlora.

Kështu, OFL i ka nisur formularët shtetasve:
Saimir Rrapaj, banues në Vlorë, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”;

Fotaq Zahari, banues në Vlorë, i dënuar për veprën penale “Rrëmbimi dhe mbajtja peng e personit me qëllim përfitimi

Bexhet Alliaj, banues në Vlorë, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.

Të fundit