Flash News

E-TJERA

OFL i dërgon formularët për deklarimin e pasurisë tre të dënuarve

OFL i dërgon formularët për deklarimin e pasurisë tre

Operacioni Forca e Ligjit, i ka nisur kërkesat me shkrim për deklarimin e burimeve të pasurisë, tre shtetasve të dënuar për vepra të ndryshme penale.

Ndër të tjera OFL i ka nisur formularët shtetasve:

Ferdinand Etemi, banues në Berat, i dënuar për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”;

Elton Drapi, banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i të miturve”;

Dorjan Memaj, banues në Shkozë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me armë”, e kryer në bashkëpunim.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.

Të fundit