Flash News

E-TJERA

OFL i dërgon formularin e deklarimit të pasurisë, kush është ish-kreu i PS, i dënuar për vrasje dhe anëtar i bandës së Cërrikut

OFL i dërgon formularin e deklarimit të pasurisë, kush
Llazar Bicja OFL

Llazar Bicja, pjesëtar i bandës së Cërrikut dhe i dënuar për vrasje, ka marrë letër nga OFL-ja për të deklaruar pasurinë.

OFL-ja u ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, edhe shtetasit; Bledar Ibrahimi, banues në Elbasan, për të cilin Gjykata e Milanos, Itali, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Pjesëmarrja në organizatë terroriste”, parashikuar nga Kodi Penal italian.

Sipas vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë, nga hetimi gjyqësor është provuar se me datën 22 maj 1997 është sulmuar me armë zjarri nga disa shtetas Posta e Policisë në Cërrik, nga ku janë larguar me forcë punonjësit e policisë.

Llazar Bicja, rezulton i dënuar nga gjykata me 14 vite heqje lirie, si njëri nga personat që kishte organizuar vrasjen e 5 gardistëve Besnik Sula, Halit Haxhia, Bashkim Mnella, Sali Martini dhe Petrit Ndoi.

Bicja, gjatë periudhës kur ka ndodhur masakra e Cërrikut në Maj 1997, ka mbajtur postin e Kryetarit të Partisë Socialiste në këtë qytet. Sipas akuzës ai ka qënë njeriu që ka bashkëpunuar me persona të armatosur dhe organizuar pritën ndaj autokolonës së Gardës së Republikës.

Pas marjes së vendimit të dënimit, Llazar Bicja, duhet të vetëdeklarojë pasurinë e tij përpara oficerëve të OFL-së. Ndërkohë një tjetër emër që OFL-ja ka kërkuar të vetëdeklarojë pasurinë është Bledar Ibrahimi.

Ai u dëbua nga Italia drejt Shqipërisë në vitin 2016, por u rikthye aty pas një urdhër-arresti ndërkomnëtar të lëshuar nga autoritetet e drejtesisë Italiane. Në atë kohë u zbuluan lidhjeve të tij me elementë radikalë si dhe kishte dyshime për vendosje të kontakteve me Shtetin Islamik.

Të fundit