Flash News

Kosova

Sulmohen dy autobusë nga Kosova në Serbi

Sulmohen  dy autobusë nga Kosova në Serbi

Dy autobusë të një kompanie udhëtimi nga Kosovë janë sulmuar me gurë në Serbi.

Përfaqësuesi i kompanisë së udhëtimeve që ra pre e sulmeve ka thënë për Gazetën Express se në vendngjarje ka mbërritur dhe policia dhe se dhe përveç autobusëve të tyre janë gjuajtur me gurë edhe mjete tjera.

“Me gurë na kanë gjuajtur, xhamin e ka thy. Dy autobusë, njëri duke shkuar e tjetri duke ardhur, s’ka pas të lënduar. Ka ndodhur pas mesnatës, 12:30 apo 01:00. U kanë policia po s’ka mundur me i gjet ata, u kanë në vendin e ngjarjes, se edhe tjerë autobusë i kanë sulmuar”, ka thënë zyrtari i kompanisë.

Të fundit