Flash News

E-TJERA

Sulmohet me gurë Qendra Shëndetësore në Elbasan, Balla akuzon Bashën: Nuk ka as turp, as nder

Sulmohet me gurë Qendra Shëndetësore në Elbasan, Balla

Qendra shëndetësore Fushë Mbret në Elbasan, e restauruar vetëm dy muaj më parë, është sulmuar me gurë të cilët kanë thyer xhamat e dritareve.

Në vendngjarje kanë shkuar dhe forcat e Policisë të cilat kanë ndaluar personat e dyshuar.

Ndërkohë, lidhur me këtë ngjarje ka reaguar kreu i Grupit Parlamentar i PS Taulant Balla, i cili akuzon kreun e PD, Lulzim Basha për ngjarjen e ndodhur  duke thënë se ai nuk ka as turp , as nder dhe se po frymëzon nj ëklime negative ndaj bluzave të bardha.

Deri më tani nuk janë të qarta arsyet pse është qëlluar me gurë në drejtim të kësaj qendre shëndetësore.

Statusi i Ballës:

Sot është sulmuar me gurë Qendra e re Shëndetësore në Fushë-Mbret në Elbasan. Keqardhje se si politikanët e së keqes po frymëzojnë një klimë negative ndaj bluzave të bardha.

Lulezim Basha nuk paska as turp, as nder, as respekt dhe as kufinj moralë.

Të bësh politikë me vdekjen dhe të sulmosh sot mjekët, infermeieret, stafet mjekësore është një turp që Lulit dhe sojit të tij, nuk do t’i harrohet.

Sot është dita të shprehim solidaritetin dhe mbështetjen për bluzat e bardha, duke u përulur me mirënjohje përpara stërmundimit të tyre të përditshëm prej nëntë muajsh me radhë.

Të fundit