Flash News

E-TJERA

Sulmohet me gurë zyra elektorale e PS-së në Berat

Sulmohet me gurë zyra elektorale e PS-së në Berat

Një prej zyrave elektorale të Partisë Socialiste në Berat është goditur me gur. Bëhet fjalë për një zyrë në lagjen “30 Vjetori”,që ndodhen në anë të rrugës kryesore të qytetit.

Nga gjuajtjet me gur, është dëmtuar dera e jashtme e zyrës. Ajo është konstatuar rreth orës 07:30 të mëngjesit të sotëm dhe është njoftuar menjëherë policia.

Ekspertët po kryejnë hetimet në vendngjarje. Është gjetur guri me të cilin është dëmtuar dera, si dhe janë sekuestruar edhe kamerat e sigurisë të bizneseve përreth për të identifikuar autorin.

Nuk dihet nëse ka qenë e qëllimshme apo jo, ndërkohë që ende nuk një reagim zyrtar nga ana e drejtuesve të Partisë Socialiste të Beratit.

Të fundit