Flash News

E-TJERA

Olaf Scholz njofton tur takimesh në Ballkan: Vendet e rajonit duhet t’i përkasin BE-së

Olaf Scholz njofton tur takimesh në Ballkan: Vendet e rajonit duhet

Kancelari gjerman Olaf Scholz shprehu të mërkurën mbështetjen e tij për Serbinë dhe Kosovën në aspiratat e tyre për t'u anëtarësuar në Bashkimin Evropian, pasi liderët e të dy vendeve ballkanike u zotuan të shkojnë përpara me reformat e nevojshme për ta bërë këtë.

Scholz u takua me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti dhe më pas me presidentin serb Aleksandar Vuçiç. Duke qëndruar përkrah Kurtit, lideri gjerman tha se “Ballkani Perëndimor i përket Evropës”, sipas DW.

Scholz deklaroi se do të udhëtojë këtë vit drejt vendeve të Ballkanit për bisedime me liderët nga Shqipëria, Bosnje-Hercegovina, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut, si dhe me Serbinë dhe Kosovën.

Ai tha se do të ftojë gjithashtu krerët e Ballkanit Perëndimor që të marrin pjesë në bisedimet mbi bashkëpunimin rajonal. "Në të ardhmen," tha Scholz, "të gjitha vendet e saj duhet t'i përkasin Bashkimit Evropian".

Të fundit