Flash News

E-TJERA

Omicron, epidemiologu: Kufizimet nuk e ndalojnë përhapjen, doza e tretë e nevojshme për format e rënda

Omicron, epidemiologu: Kufizimet nuk e ndalojnë përhapjen, doza e

Ashtu sikurse në çdo vend të botës, edhe në Shqipëri shfaqja e Omicron rriti ndjeshëm infektimet.

Epidemiologu Ilir Alimehmeti, në një intervistë për Report Tv, shprehet se masat kufizuese nuk e ndalojnë përhapjen e virusit, ndërsa shtoi se më e rëndësishme fushata e vaksinimit.

“E vetmja gjë që ne kemi në dorë për evituar gjendjen e rëndë, është vaksinimi. Idealisht do ishte bërja e vaksinës do ishte ideale përpara sezonit, ne jemi në maksimum edhe me gripin sezonal. Vaksina bëhet historikisht shtator, tetor, fillim nëntorit. Idealisht fushata e vaksinimit masive nuk duhet të përkojë me të njëjtën kohë kur transmetim komunitar të virusit. Kjo është ama kur ne arrijmë të parashikojmë sezonalitetin, përshembull me gripin e parashikojmë. Këtu ka një vështirësi për të parashikuar se kur duhet bërë fushata vaksinimit”, u shpreh mjeku.

Sa i përket vaksinimit Alimehmeti e sheh të panevojshëm dozën e tretë për personat deri në moshën 55-vjeçare, përjashtuar rastet kur kemi të bëjmë me sëmundje të rënda.

"Ka prekur një pjesë të mirë të popullatës, është i pashmangshëm ekspozimi ndaj virusit. Omicron është shumë i transmetueshëm, i shpejtë, i pashmangshëm, asnjëlloj lloj mase nuk ka arritur dot të bllokojë transmetimin e këtij virusi. Megjithatë e pamë shumë të qartë që edhe me dozë të tretë, në vetëm 10 javë bie infektiviteti më 45%. Doza e tretë, bëhet për format e rënda, tek mosha e tretë, nuk bën shumë sens te moshat e reja deri 55-vjeç që nuk kanë situata. Ne duhet ta ridemension diskutimin, jo si një vit më parë, Omicron sillet ndryshe nga alfa dhe delta, prandaj duhet ta trajtojmë ndryshe", u shpreh mjeku.

Të fundit