Flash News

E-TJERA

"Open Balkan", zbardhet axhenda e takimt të sotëm; A do i bashkohet nismës Mali i Zi?

"Open Balkan", zbardhet axhenda e takimt të sotëm; A do i

Sot është dita e dytë e punimeve për "Open Balkan" në Beograd. Ky takim po mbahet në Serbi, aty ku mbërriti mbrëmjen e djeshme kryeministri Edi Rama.

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç shtroi një darkë për Ramën, zv.kryeministrin e Maqedonisë së Veriut Nikolla Dimitrov dhe kryeministrin malazez, Zdravko Krivokapiç.

Kujtojmë që Mali i Zi ka refuzuar më herët që të bëhet pjesë e kësaj iniciative. Mbetet për tu parë, nëse prania e kryeministrit malazez në darkën e Vuçiç, do të thotë se Mali i Zi ka ndërruar mendje apo ishte pjesë e vizitës së kryeministrit në Serbi.

Për ecurinë e kësaj nisme që u prezantua në Novi Sad në vitin 2019 u ngritën shumë pikëpyetje pas dorëheqjes së kryeministrit maqedonas Zoran Zaev.

Ndërkohë është zbardhur axhenda e ditës së sotme me temë diskutimi “Transformimi digjital si dorë ndihmëse për integrimin rajonal”.

Axhenda:

08.55 Mbërritja dhe foto e përbashkët e zyrtarëve

09.00-10.00 Takimi i zyrtarëve me biznesmenë

10.00-10.30 Takimi i zyrtarëve me përfaqësues të Këshillit Atlantik

10.30-11.30 Takimi i Presidentit Aleksandar Vuçiç me Kryeministrin Edi Rama dhe zëvendëskryeministrin Nikolla Dimitrov

11.30-12.30 Konferencë e përbashkët për shtyp e tre zyrtarëve

Të fundit