Flash News

E-TJERA

Operacion Antidrogë në Tiranë/ Lëshohen 30 urdhër-arreste, pjesë e grupit edhe Enea Sulejmani dhe efektivi i RENEA-s

Operacion Antidrogë në Tiranë/ Lëshohen 30

30 urdhër-arreste janë lëshuar nga Antidroga e Tiranës në kuadër të një operacioni. 20 prej tyre janë ekzekutuar, ndërsa 5 masa sigurie janë ekzekutuar në qeli pasi ishin arrestuar më parë.

Bëhet fjalë për një grup të organizuar që merrej me shitjen e lëndëve narkotike, heroinë dhe kanabis.

I përfshirë në këtë grup është edhe Enea Sulejmani i cili mbeti i plagosur në mars të këtij viti nga një efektiv policie. Sulejmani u plagos gjatë një operacioni antidrogë kur tentoi t’i shpëtojë patrullës pasi në mjetin e tij mbante fshehur 1 kg kokainë.

Pjesë e këtij grupi dyshohet se është edhe efektivi i RENEA-s, Ervis Shkurti. Ky i fundit akuzohet se bashkëpunonte me grupin e Sulejmanit që do të shkëmbenin kokainën tek Rruga e Kavajës.

Të fundit